Kriza në Kuvajt: Qeveria i dha 130 milionë dollarë deputetëve?

15.02.2017 21:10:14

Opozita e Kuvjatit akuzoi qeverinë dhe deputetët e parlamentit për korrupsion në vend, ku si pasojë e korrupsionit vendin e kaploi kriza e madhe politike.

Deputetit Riyadh al Adasani, në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit paraqiti një dokument, sipas të cilit qeveria në vitin 2011 i dha 170 milion dollarë një grupi prej 13 deputetëve për tu dëgjuar zëri i tre në disa projektligje, transmeton lajmi.net.

Deputeti i cili në vitin 2012 ishte në Komisionin për hetimin e korrupsionit, ka cituar deputetët aktualë dhe ata të mëparshmit për ryshfet.

Komisioni u formua pas procedurave të pezulluara ndaj zyrtarëve të caktuat të akuzuar për korrupsion.

Kjo procedurë e pezullimit kishte shkaktuar protesta dhe më pastaj u dorëheqjen e disa nga kryeministria.

Qeveria e Kuvajtit sot mohoi akuzat, por disa ligjvënës kanë kërkuar luftë më efikase kundër korrupsionit.