Monika Kryemadhi në Berat: Shqiptarët do tërheqin zvarrë Edi Ramën

25.01.2018 21:49:23

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me strukturat e partisë së saj në qytetin e Beratit, ku foli për rëndësinë e pjesëmarrjes në protestën e 27 janarit.

“Protesta e 27 janarit ka vlerën e zgjimit të ndërgjegjes qytetare. Shqiptarët do ta tërheqin zvarrë Edi Ramën me këtë sjellje që po bën. Po vjen fryma e lirisë për t’u çliruar nga kjo bandë kriminale”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së në kushtet ku ndodhet vendi e sheh si të domosdoshëm riorganizimin e shqiptarëve, jo vetëm në 27 janar por çdo ditë kundër veprave kriminale të qeverisë.

“Ne kemi dy rrugë ose të largohen shqiptarët nga Shqipëria, ose të largohet Edi Rama. Unë kam bindjen se kostoja më e vogël dhe më fitimprurëse është të largohet Edi Rama. Dhe kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të shpëtojnë nga kjo kapje’, deklaroi Kryemadhi.