Kryeministri Edi Rama uron fëmijët për 1 qershorin: Arsyeja për të vazhduar betejën

01.06.2017 10:07:38


Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke uruar fëmijët me rastin e 1 qershorit. Krahas urimit, ai ka postuar edhe një video, ku tregon transformimin, duke theksuar se fëmijët janë arsyeja për të vazhduar betejën.

“MIRËMËNGJES dhe gëzuar 1 qershorin me këto pamje të mrekullueshme të vendit tonë, si edhe pjesëza të transformimeve të Rilindjes Urbane, të përcjella nga vetë fëmijët që janë dhe arsyeja jonë më e madhe për të vazhduar betejën”, shkruan Rama në Facebook.