Kryeministri, Haradinaj premton zgjidhje për banorët e Hades dhe Shipitullës

12.09.2017 11:39:16

Ditën e dytë pas marrjes së postit, kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në këtë korporatë Haradinaj  është takuar me menaxhmentin e KEK-ut dhe kryetarin e Obliqit Xhafer Gashi.

Arsyeja pse kanë shkuar në KEK, sipas Haradinajt është se situata aty nuk është në rregull.

“Kur e them këtë nuk po flas vetëm për menaxhim, por rasti i Shipitullës që zgjatë me vjet tregon që diqka  ka ngec. Ne duam ta gjejmë ku është duke ngecur, ku është gabimi. Nuk mundem  këto tema me shku pa kufi. Duam me kqyrë njëri- tjetrin, duam me iu pa qysh po shkojnë punët, duam t’iu  përcjell çdo hap qysh është puna në KEK”, tha Haradinaj.

Ai u takua edhe me banorët e Hades dhe  Shipitullës të cilët kanë qëndruar para komunës ku u premtoi  se do të mbajnë një takim me ta për ta gjetur një zgjidhje.