Kryeministri Haradinaj takohet me ambasadoren Vlora Çitaku

06.04.2019 21:05:02

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadoren e vendit tonë në SHBA, Vlora Çitaku.

Edhe pse në një deklarim të mëhershëm, kreu i Qeverisë kishte thënë se në raste të caktuara, ajo nuk i ka shprehur qëndrimet e sakta të Kosovës, megjithatë duket se kjo i takon të kaluarës dhe dyshja kanë drekuar bashkë në Detroit, ku Haradinaj po qëndron për një vizitë zyrtare.

“Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të SHBA-ve. Është mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së”.

“Storien e suksesit në SHBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit”.

“I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për invest