Kryeministri Hoti po qëndron në Bruksel ku protet për t u...

Kryeministri Hoti po qëndron në Bruksel ku protet për t u takuar me anëtarë të Parlamentit Evropian

10.09.2020 17:06:24

 Përmes një postimi në Twitter, Hoti ka thënë se gjatë këtij takimi me eurodeputetë është  biseduar me theks të veçantë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Sot isha mysafir special në takimin e parë të Grupit të Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Ky takim me antëarët e parlamentit është organizuar nga Lukas Mandl të cilin e falenderoj për përkushtimin për të sjellur Kosovën më afër BE’së, me theks të veçantë në liberalizimin e vizave”.

Kryeministri Hoti gjatë vizitës zyrtare në Bruksel do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë Presidentin e Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.