Kryeministri Hoti raporton para deputetëve për situatën me COVID-19

13.07.2020 09:26:18

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Seanca e cila pritet të nis në orën 16:00, temë të vetme të rendit të ditës ka raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 216 raste të reja pozitive duke çuar totalin në 4.931, prej tyre 102 të vdekur, 2.267 të shëruar, ndërkohë që 2.562 raste janë ende aktive.

Vetëm në Prishtinë të dielën u konfirmuan 115 raste me COVID-19