Kryeministri i Belgjikës në Beograd jep propozime të teja për Kosovën

Kryeministri i Belgjikës në Beograd jep propozime të teja për Kosovën

25.04.2018 09:30:10

Charles Michell siç raporton N1, ka bërë disa propozime për mënyrën e zgjidhjes së problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por as Michell dhe as Vuçiq, nuk pranuan të flasin për detaje derisa ato të pranohen nga Bashkimi Evropian, transmeton lajmi.net.

“Së bashku do të provojmë disa ide. Do të flas me Bashkimin Evropian, dhe do të tentojmë ta bëjmë një zgjidhje të qëndrueshme”, tha Michell.

Kryeministri belg tutje tha se shumë procese do të mund të realizohen gjatë kohës në vazhdim.

“Ka shumë procese që mund të ndodhin në javët dhe muajt në vijim, për të bërë hapa të mëdhenj përpara”, tha Charles Michell.

Zgjidhje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kërkuar vazhdimisht edhe Bashkimi Evropian