Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa : Zgjedhja e Emmanuel Macronit lajm i...

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa : Zgjedhja e Emmanuel Macronit lajm i mirë për Kosovën

07.05.2017 22:49:10

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka uruar centristin Emmanuel Macron për triumfin në presidencialet franceze.

Mustafa përmes “Twitterit” ka thënë se fitorja e Macron është sukses i madh për vet shtetin francez, Evropën por edhe Kosovën.

“Urime për Presidentin, EmmanuelMacron. Sukses i madh për Francën dhe Evropën, lajm i mirë  edhe për rajonin tonë dhe Kosovën”, ka shkruar Mustafa në gjuhën frënge në “Twitter”.