Kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa, uron besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit.

01.09.2017 10:09:09

Të dashur besimtarë muslimanë,
Urimet më të përzemërta për Festën e Kurban Bajramit. Le të mbështetemi te vlerat e përbotshme të solidaritetit, dashurisë ndërnjerëzore, sakrificës për të mirën, tolerancës dhe vlerave tjera bashkëkohore të humanizmit që kjo Festë sjellë në gjirin e familjeve dhe shoqërisë sonë. Na priftë e mbara në rrugën e mëtejme të forcimit të shtetit tonë. Urime!