Kryeministri i ri ”Che Guevara i Kosovës ”

05.02.2020 20:47:52
CUBA - CIRCA 1996: Alberto Korda and Che Guevara in Cuba in 1996. (Photo by Francois ANCELLET/Gamma-Rapho via Getty Images)

Ai është burgosur,ka  udhëhequr trazirat në rrugë dhe ka hedhur gaz lotsjellës në Parlament. Tani Albin Kurti, i njohur gjithashtu si “Che Guevara i Kosovës” është betuar si Kryeministër.

Pas katër muaj bisedimesh, Albin Kurti ishte në gjendje të merrte postin e kryeministrit, pasi partia e tij e majtë nacionaliste shqiptare Vëtevendosje, arriti marrëveshje me partinë e qendrës së djathtë LDK.

I gatshëm për të udhëhequr bisedimet me Serbinë

Kurti ka premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin. Por sfida kryesore do të jetë të merret me marrëdhëniet e infektuara me Serbinë, që kur Kosova e shpalli veten të pavarur që nga vitin 2008. Serbia vazhdimisht ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës si dhe bisedimet e kryesuara nga BE mes fqinjëve të cilat u ndërprenë në vitin 2018, që kur Kosova vendosi taksën 100% për mallrat serbe.

– Me Serbinë, ne do të kemi reciprocitet të plotë përsa i përket tregtisë, politikës dhe ekonomisë. Unë jam i gatshëm të udhëheq bisedimet me Serbinë, tha Kurti para Parlamentit, pas betimit të tij.

Historiku si aktivist studentor

Ndryshimi i pushtetit shënon një kthesë në historinë politike të kësaj  republike të re. Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, vendi ka qenë i dominuar nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, me rrënjë në lëvizjet e hershme guerile.

Vetë Kurti ka një prapavijë si një aktivist studentor i cili edhe organizoi protesta kundër regjimit serb gjatë viteve 1990, të cilat në mes tjerash rezultuan, me një dënim prej dy vitesh burgim.

Bënë sulme me gaz lotësjellës

Pas pavarësisë, Vëtevendosje e tij u shndërrua në forcën më të madhe opozitare të vendit që u karakterizua me metoda drastike të veprimit. Në lidhje me demonstratat e dhunshme kundër qeverisë disa vjet më parë, partia organizoi sulme me gaz lotsjellës në Parlament, i cili nganjëherë detyrohej të pezullojë punën e tij.

Agjensia Suedeze e Lajmeve

Përktheu nga suedishtja: Qibrije Demiri