Kryeministri i Spanjës s’merr pjesë në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimorë, për shkak të preyencës së Thaçit

16.03.2018 13:35:07

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, po planifikon të mungojë në një samit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj

Mediet spanjolle raportojnë se ai kësisoj po do ta shmangë fotografinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të përfaqësojë Kosovën në këtë Samit, transmeton Klan Kosova.

Sipas gazetës më të madhe spanjolle, “El Pais”, Rajoy ka frikë se një fotografi e mundshme me Thaçin do të përdoret nga liderët Katalonjës për kauzën e tyre për pavarësinë.

Kjo gazetë raporton duke iu referuar burimeve se BE-ja po shqyrton mundësinë që flamuri i Kosovës të mos figurojë afër flamujve të shteteve të tjera të Ballkanit në mënyrë që Rahoy të jetë i pranishëm në këtë samit.

Spanja është në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.