Kryeministri Isa Mustafa, do të mbajë fjalim për rreth 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete

29.03.2017 17:05:29

Kryeministri Isa Mustafa , do të mbajë fjalim për rreth 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete, përfshirë Kryeministra e Presidentë të shteteve më të fuqishme evropiane që po marrin pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) në Maltë.

Në fjalën e tij, Kryeministri do të flasë për masat e ndërmarra për zhvillimin ekonomik të vendit, për nevojën që Kosova të trajtohet si e barabartë, që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm.
Njohja e pavarësisë nga pesë shtetet anëtare të BE-së do të jetë një pikë e veçantë e fjalës së tij.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës