Kryeministri Isa Mustafa: Kjo qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranë, që zvarritej që 15 vjet

06.05.2017 08:12:57

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtar “facebook”,  ka numëruar të arriturat e Qeverisë së tij.

Ai ka thënë se Qeveria të cilin ai e drejton rriti mirëqenien.

Po ashtu Kryeministri Mustafa ka thënë se “kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale”

Të dashur miq,

Kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale. Kjo Qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet. Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017. Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngritet. IM