Kryeministri, Isa Mustafa: Kosovës iu shtua edhe një sukses.

23.07.2017 10:57:44
Gjimnazisti ynë, Shend Zhjeqi, ka fituar Medaljen e Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM) në Brazil.
E përgëzojmë Shendin dhe i urojmë
shumë suksese të ardhshme.
Kosovën do ta qojnë përpara dhe do t’ia zbardhin fytyrën vetëm njerëzit e dijes, shkencës, arsimit e kulturës dhe veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera pozitive bashkëkohore. 🇽🇰