Kryeministri Mustafa e quan të paligjshëm murin në Mitrovicë dhe ka thënë se do të rrënohet

23.12.2016 19:44:20

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ndërtimin e murit në Mitrovicë, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë leje për ndërtimin e murit dhe ka pohuar se muri është joligjor.

Kryeministri Mustafa ka thënë se ndërtimi i murit nuk është çështje private e tij, e as e ministres për Dialog, Edita Tahiri, duke shtuar se në bisedimet në Bruksel nuk është theksuar në asnjë dokument ndërtimi i murit, raporton KosovaPerss.

“Unë mund të them se do të mund të isha shumë më lehtë po të ishte kjo çështje private, e Isa Mustafës, as e Edita Tahirit. Këto datojnë përpara se unë të kem ardhur në kryeministri dhe ata që e kanë thirrur këtë seancë të mos e kishin përkrahur”, theksoi kryeministri.

Ai ka thënë se në Bruksel nuk është biseduar për murin dhe s’ka qenë pjesë e vendimeve.

“Në bisedime është nënshkruar vendimi për rikonsturimin e urës, që të ketë komunikim mes pjesëve veriore dhe jugore të vendit”, tha kryeministri Mustafa.