Kryeministri Mustafa flet për rezultatin ne testin Pisa

Kryeministri Mustafa flet për rezultatin ne testin Pisa

07.12.2016 10:41:31

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se vlerësimi i PISA-s për nivelin e edukimit në Kosovës tregon se duhet bërë më shumë në këtë fushë.

“Duhet të përdoren të gjitha mundësitë dhe fondet që ky plan të zhvillohet dhe pastaj duhet të shohim ndërhyrjet në plan tek ata që e japin dhe në mënyrë që të kemi rezultate të mira”, tha Mustafa.

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur ndryshe si “PISA”, ka radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 70 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi.