Kryeministri Mustafa fton përfaqësuesit e serbëve të kthehen në Qeveri

18.01.2017 10:01:41

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se institucionet janë të gatshme dhe të koordinuara edhe me partneret ndërkombëtar për ruajtjen e sovranitetit.

Shefi i qeverisë i ka ftuar përfaqësuesit serb që të kthehen në qeveri dhe ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës.

“Kohëve të fundit të gjithë jemi dëshmitar të rritjes së provokimeve nga Serbia. Dëshirojë t’i sigurojë qytetarët e Kosovës se institucionet janë të gatshme dhe të koordinuara edhe me partneret ndërkombëtar për ruajtjen e sovranitetit. Ftoj përfaqësuesit serb që të kthehen në qeveri thërras edhe ata ministra që janë të gatshëm të respektojë kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se dialogu me Serbinë do të vazhdojë, përkundër vërejtjeve.

Ne jemi të gatshëm  të zbatojmë marrëveshjet e arritura duke përfshirë edhe atë të Asociacionit. Ftojë edhe pushtetin lokal në veri që të respektojë ligjet e Kosovës. Muri në atë pjesë të qytetit nuk është e ardhmja. Qeveria nuk do të ndryjë në pushtetin lokal përderisa ai respekton ligjin. Sa i përket dialogut përkundër vërejtjeve dua të themi se ai do të vazhdojë por që duhet të jetë një dialog produktiv. Serbia duhet të ndal provokimet si ajo e murit trenit  flet arrestet dhe keqpërdorimit të institucioneve të Kosovës. Ka fol edhe për arrestimin e Haradinaj ku është shprehur se ai nuk do të ekstradohet po ashtu ka thënë se trenat e Serbisë do të lëvizin në Kosovës duke respektuar ligjet”, ka thënë Mustafa, raporton lajmi.net.

Ka falënderuar qytetarët dhe ka ftuar partitë opozitare e shoqërinë civile për të punuar së bashku