Kryeministri Mustafa ishte në përurimin e urës që lidh Zveçanin dhe Leposaviqin

02.12.2016 16:03:06

Është përuruar ura e re që lidh Zveçanin me Leposaviqin dhe që krijon një mundësi më të madhe lëvzjeje për banorët e asaj ane. Në këtë përurim ishte edhe kryeministri Mustafa, i cili nëpërmjet një postimi të skurtër në facebook, ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë urë. Kryeministri Mustafa ka vlerësuar lart edhe cilësinë e lartë të kësaj ure rë ndërtuar nga NATO, dhe ka uruar banorët e asaj ane.

“Mora pjesë sot në përurimin e urës së ndërtuar nga NATO, që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy qytetet më veriore të Republikës së Kosovës.

Ishte kënaqësi të shoh një urë të ndërtuar me standarde të larta, e cila do t’ua lehtësoj lëvizjen banorëve të kësaj ane.

Urime!” – thuhet në pasitmin e kryeministrit Mustafa.