Kryeministri Mustafa: Koalicioni i kryesuar nga LDK do të fitojë si në kohën e Ibrahim Rugovës!

09.06.2017 23:13:33

Këtë, kryeministri Mustafa e ka thënë në një postim në facebook, pas një dite të ngjeshur me tubime elektorale në Prishtinë, Gjonaj të Hasit, Lagjen e Arana dhe Kurilla në Prizren.

“Koalicioni i kryesuar nga LDK-ja, do të fitojë si në kohën e Ibrahim Rugovës.
Ky ishte mesazhi i tubimit madhështor në Prishtinë dhe tubimeve në Gjonaj të Hasit, në Lagjen Arbana dhe Kurrilla të Prizrenit.
Fitorja e Koalicionit të djathtë do ta zhvillojë dhe do ta çlirojë Kosovën nga e keqja.
#BashkëTëVendosur
#PërKosovënQëDuam” thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa!