Kryeministri Mustafa: Kosova e përkushtuar në rrugën integruese euroatlantike

04.02.2017 13:28:34

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Atlantik nga SHBA-të, të udhëhequr nga zëvendësdrejtori ekzekutiv Damon Wilson.

Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përkushtimin e Kosovës në proceset integruese euroatlantike.
Kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin e madh në Kosovë gjatë këtyre viteve, duke veçuar zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane.


Duke folur për prioritetet e mëtejme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Mustafa theksoi fokusimin në rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, reformat evropiane si dhe avancimin e sistemit arsimor e shëndetësor.


Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit me SHBA-të dhe me vendet tjera mike të BE-së.


Zëvendësdrejtori ekzekutiv, Damon Wilson dhe anëtarët e tjerë të Këshillit Atlantik, u interesuan për proceset në Kosovë, duke theksuar edhe qëndrimet e tyre për një varg çështjesh të rëndësishme që lidhen me avancimin e progresit, paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës