Kryeministri Mustafa – Majlinda Kelmendit: Kosova është krenare që të ka!

11.02.2017 18:40:38

Kryeministri Mustafa ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë që drejton për suksesin e radhës që xhudistja Majlinda Kelmendi ka realizuar në Grand Slemine Parisit, ku fitoi medaljen e artë.

“Majlinda e Artë edhe në Paris. Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, vazhdon të na e mbajë në pediestal emrin e shtetit tonë. Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës i shpreh mirënjohje të pafund për nderin që po ia sjell vendit me punën, sportivitetin dhe rezultatet e saj kulmore. Kosova është krenare që të ka!” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa.