Kryeministri Mustafa mbështet pikëpamjen e aleatëve që Ushtria të bëhet me ndryshime Kushtetuese

08.04.2017 14:52:33

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka dhënë mbështetje vendimit të presidentit Hashim Thaçi, që të tentohet që Ushtria e Kosovës të themelohet me anë të ndryshimeve kushtetuese.

Mustafa ka thënë se ata mbështesin çdo iniciative që të Kosova të ketë Ushtrinë në bashkëpunim edhe më NATO-n.

“Presidenti ka marr iniciataiven që të procedojë Ushtrinë, ne përkrahim që çdo iniciative për ta formuar Ushtrinë në bashkëpunim me NATO-n, dhe  po ashtu përshëndesim edhe hapat që tani po merren që të krijohet kjo hapësirë për bashkëpunim”, ka thënë Mustafa në Malishevë të shtunën, në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në këtë komunë.

Mustafa ka thënë se Qeveria ka përmbushur edhe obligimet sa i përket liberalizmit të vizave dhe se kjo çështje nuk është më në dorë të Qeverisë.