Kryeministri Mustafa me bashkëpunëtorë bënë homazhe te varri i Presidentit Rugova

16.02.2017 13:59:04

Në 9 vjetorin e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Akademik Isa Mustafa bashkë me kryesinë e LDK-së dhe bashkëpunëtorë bënë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, Kryeministri Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij shprehën nderimet e LDK-së për drejtuesin historik të saj, dhe udhëheqësin e pazëvendësueshëm, të urtë dhe karizmatik të procesit liri, pavarësi, demokraci – Presidentin Ibrahim Rugova.