Kryeministri Mustafa: Moszbardhja e fatit të të pagjeturve plagë e madhe e shoqërisë kosovare

13.03.2017 18:35:55

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim, drejtorin rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe Prenk Gjetaj, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Ibrahim Makolli, kryetar i Delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, u diskutua për punën e Kryqit të Kuq në Kosovës, me theks të posaçëm për çështjen e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Kryeministri Mustafa i njoftoi për përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës në këtë proces, duke theksuar se kjo plagë e madhe e shoqërisë kosovare vazhdon të rëndojë padrejtësisht mbi familjarët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Drejtori rajonal i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, theksoi përkushtimin e Kryqit të Kuq për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ai, po ashtu, e njoftoi kryeministrin Mustafa për angazhimet tjera të rëndësishme të Kryqit të Kuq në Kosovë.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës