Kryeministri Mustafa: Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit

15.12.2016 12:30:39

Kryeministri Mustafa ka bërë një deklaratë lidhur me ndarjen e kodit telefonik për Kosovën nga ana e ITU-së.

ITU i ka ndarë Kosovës kodin telefonik +383 në bazë të marrëveshjes së Brukselit.

Kjo është deklarata e plotë e kryeministrit Mustafa:

“Sot, Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383.

Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë.

Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit.

Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe. Urime!”