Kryeministri Mustafa në darkën e liderëve të rajonit në Bruksel

Kryeministri Mustafa në darkën e liderëve të rajonit në Bruksel

24.05.2017 12:47:31

Kryeministri ne detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në këtë darkë të ftuar nga zonja Mogherini, ku do jetë i pranishëm kryeministri  në detyrë Mustafa, do të jenë prezentë edhe kryeministrat e shteteve të rajonit dhe do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ditës,  Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë një takim bilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, njëkohësisht zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.