Kryeministri Mustafa në Plemetin me rastin e fillimit të ndërtimit të urave

01.08.2016 10:28:36

Kanë filluar punimet e urave, të cilat do të lidhin fshatrat Hamidi dhe Plemetin në Komunën e Obiliqit.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se fillimin e punimeve të urave do ta përcjellë për së afërmi edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.

Kjo vizitë do të zhvillohet nga ora 11:00, në fshatin Plemetin.