Kryeministri Mustafa numëron disa suksese të qeverisjes së dy viteve të fundit

05.02.2017 16:11:48

Kryeministri Mustafa, në një postim në profilin e tij në facebook, ka përmendur disa ligjet e rëndësishme që janë miratuar, disa reforma dhe disa projekte që janë duke u realizuar apo që pritet të realizohen. Ndër to duhet veçuar Ligjin për “Trepçën”, për Investim Strategjike, ndryshimet në Ligjin për Veteranët, reformën fiskale, vazhdimin e programit me FMN etj.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

“Qeveria po e mban premtimin për zhvillim ekonomik. Dy vite të këtij mandati i shënuam me rritje të lartë dhe të qëndrueshme ekonomike, me ulje të papunësisë së përgjithshme, me fuqizim të sektorit privat të ekonomisë.
Aprovuam Ligjin për Trepçën, Ligjin për Investime Strategjike, e kaluam fazën e parë të reformave fiskale dhe po e përmbyllim shumë shpejtë fazën e dytë të këtyre reformave. Siguruam ndryshimet e Ligjit për Veteranët dhe plotësuam kërkesat për vazhdim në programin e FMN-së.
Shpejt do të fillojmë me operacionalizimin e investimit në TC Kosova e Re, prej rreth një miliard euro. Do të gjejmë edhe investitor për Brezovicën. Po e zbatojmë Marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe Agjendën e Reformave Evropiane. Të gjithë, me përgjegjësi, po e bëjnë punën e tyre.
E gjithë kjo siguron një rritje të fuqishme ekonomike sidomos në vitet në vijim. Duhet tu gëzohemi sukseseve tona por të synojmë edhe më shumë”.