Kryeministri Mustafa: Orientimi jonë themelor ka qenë që të kemi një proces sa më të thjeshtë zgjedhor që mundëson sa më pak parregullsi në procesin zgjedhor

04.11.2016 11:22:55

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se reforma zgjedhore është në dobi të të gjithëve, në mënyrë që të ketë një proces sa më të thjeshtë zgjedhor, i cili mundëson sa më pak parregullsi.

Ai në takimin e ftuar nga presidenti, Hashim Thaçi, lidhur me reformën zgjedhore, ka thënë se është koha që të fillojmë të punojmë lidhur me disa ndryshime që konsiderohen se janë të nevojshme që zgjedhjet lokale dhe qendrore në mënyrëqë ndryshimet t’i përgjigjen pjesës dërmuese të qytetarëve.

“Para 4 viteve jemi marrë vesh që të fillojmë këtë proces, kemi punuar mjaftë shumë, ne kemi një volum të punëve të bëra. Reforma është në dobi të të gjithëve që të gjejmë një zgjidhje që i kënaq të gjithë. Orientimi jonë themelor ka qenë që të kemi një proces sa më të thjeshtë zgjedhor që mundëson sa më pak parregullsi në procesin zgjedhor. Zgjedhjet lokale duhet të mendohen mjafte mirë dhe të shkurtohen procedurat, të trajtojmë se a duhet të shkojmë në balotazh a jo, të trajtojmë çështjet e një zone apo më shumë zona. Edhe njëra, edhe tjetra ka avantazhet dhe disavantazhet. Ndryshimet në këtë aspekt duhet dhe ndryshim i Kushtetutës, ku duhet vullnet i dy të tretave në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Mustafa u ndal edhe te pragu zgjedhor, ku tha se  është çështje që duhet të vlerësohet.

Ai po ashtu tha se duhet të trajtohet edhe çështja e mandatit dhe