Kryeministri Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e Agim Kikajt

19.05.2017 08:41:51

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeminstri Mustafa, shpreh dhimbjen për vdekjen e Agim Kikajt, si dhe shprehet se ai ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte.

“Të dashur miq,
Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit tonë të shquar të LDK-së, Agim Kika. Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte. Gjithherë rrezatonte dashuri ndaj njerëzve e thërriste të jemi bashkë. Ngushëllime familjes Kika; ngushëllime z. Agim Veliu, Kryetar i Komunës së Podujevës dhe i Degës së LDK-së së Podujevës; ngushëllime miqve e bashkëveprimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës.
E ngushëlloj thellë edhe veten time për humbjen e një njeriu të dashur dhe shumë të respektuar. IM” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa.