Kryeministri Mustafa ka vlerësuar praninë e madhe në manifestimin e mbajtur në Shtime me rastin e 27 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në këtë komunë, dhe e ka konsideruar si konfirmim të shpresës reale të qytetarëve në qeverisjen e LDK-së.
“Prania e madhe e qytetarëve në manifestimin e mbajtur në Shtime me rastin e 27 vjetorit të LDK-së, na konfirmoi se LDK-ja është shpresa reale e qytetarëve për shtet ligjor, zhvillim ekonomik dhe qeverisje të mirë në të gjitha nivelet.
Duke parë potencialet dhe entuziazmin qytetarë, është mëse e qartë se LDK është e gatshme ta marr përgjegjësinë në Komunën e Shtimes dhe në komunat tjera të Kosovës.” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa në facebook.






































