Kryeministri Mustafa thotë se miratimi i ligjit për veteranët ka trasuar rrugën për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

31.12.2016 00:19:32

Kryeministri Mustafa ka uruar deputetët, krytarin e Kuvendit dhe OVL me rastin e miratimit të ligjit për vetranët e UÇK-së.

miratimin e këtij ligji, kryeministri Mustafa e ka vlerësuar si dëshmi të seriozitetit dhe forcës së koalicionit qeverisës, si dhe një vendim me të cilin Kosova trasoi rrugën për zhvillim të qndrueshëm ekonomik.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

“Aprovimi i ndryshimeve në Ligjin për Veteranët e UÇK-së dëshmon seriozitetin dhe forcën e koalicionit qeverisës. Uroj deputetët për një vendim shumë të rëndësishëm, Kryetarin e Kuvendit dhe OVL.
Është ky një vendim që ka kërkuar më shumë kohë dhe angazhim, një involvim të kreut të shtetit dhe punë me përkushtim të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Kosova trasoi rrugën për zhvillim të qendrueshëm ekomomik. Urime!”