Kryeministri Mustafa thotë se nuk është penguar, as nuk është vonuar në veri

03.12.2016 10:28:10

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, insiston se dje nuk është vonuar dhe as penguar për në cermoninë e inaugurimit të urës që lidhë Zveçanin dhe Leposaviqin, duke thënë se pretendimet se është vonuar dhe penguar janë të pavërteta.

Lexojeni postimin e Mustafës:

“Nuk e kam shprehi të vonohem. Nuk jam vonuar në orë me studentë, nuk vonohem në punë dhe nuk vonohem në mbledhje të Qeverisë.

Për hirë të së vërtetës dua t’i sqaroj opinionit se ftesa për hapjen e urës nga KFOR-i ka qenë për orën 14:00. Unë kam arritur ndërmjet orës 14:10 ose 14:15 min. Ceremonia ka përfunduar në ora 14:45, prandaj kam arritur në Drenas në ora 16:30. Të gjitha pretendimet se jam penguar dhe se kam arritur me një orë e gjysëm ose dy orë vonesë janë të pavërteta.