Kryeministri Mustafa ka përshkruar vizitën e tij në Mitrovicë, ku ka vizituar Trepçën, është takuar me kryetarin e Mitrovicës dhe ka vizituar një bizes privat. Në Trepçë ka biseduar për zhvillim e saj, për potencialin ndërmarrës e kreativ të qytetarëve, si dhe për të ardhmen e sigurt dhe prosperuese të këtij gjigandi. Po ashtu, kryeministri Mustafa i ka premtuar mbështetje kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri për projektet e ndryshme.
“Me Trepçën e zhvilluar, bizneset në rritje të vazhdueshme dhe potencialin ndërmarrës e kreativ të qytetarëve të saj, Mitrovica mund të rikthehet në rolin e motorit të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Sot, vizitova Trepçën ku së bashku me menaxhmentin, sindikatën dhe minatorët u pajtuam se tashmë Trepça ka të ardhme të sigurt prosperuese dhe se kemi hyrë në fazën e pashmangshme të zhvillimit.
Në Mitrovicë takova kryetarin dhe drejtuesit e tjerë të Komunës, ku bëra të ditur rritjen e përkrahjes për projektet në Mitrovicë.
Në fund, patëm kënaqësinë të vizitojmë një biznes shumë të suksesshëm, i cili nga një mikrobiznes tash i ka mbi 70 punëtorë dhe shpejt pritet të jetë biznes i madh. Ëmbëlsirat që prodhohen këtu se kanë asnjë dallim nga ato në vendet e BE-së.”
Për rreth dy vjet kemi bërë reforma në shumë fusha, të cilat janë vlerësuar maksimalisht nga institucionet ndërkombëtare, bizneset, ekspertët dhe qytetarët, e që kanë rezultuar me rritje ekonomike, fuqizim të bizneseve dhe hapjen e perspektivës për investime të reja.
Do të vazhdojmë me masa të reja për përmirësimin e klimës së biznesit, rritjes ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.” – thuhet në njoftimin e kryeministrit Mustafa.






































