Kryeministri Mustafa uron besimtarët islamë dhe fton për solidaritet dhe mirëkuptim

11.09.2016 19:51:40

Kryeministri Mustafa ka uruar besimtarët islamë me rastin e Bajramit. Nëpërmjet një postimi në facebook, kryeministri Mustafa festën e Bajramit e sheh si rast  të mirë që familjet të bashkohen, të vizitojnë njëri-tjetrin. Po ashtu, kryeministri Mustafa fton për solidaritet dhe për mirëkuptim.

Ky është i plotë urimi i kryeministrit Mustafa:

Të gjithë besimtarëve Islam, ju uroj festën e Bajramit. Festa e Bajramit është  një rast i mirë, që familjet tona të bashkohen pranë tryezës së tyre, të vizitojmë njëri tjetrin, të shprehim solidaritetin dhe të gjejmë mirëkuptimin, që gjithmonë na nevojitet.  Me fat!”