Kryeministri Mustafa uron homologun holandez Rutte për fitoren në zgjedhje

16.03.2017 14:16:35

Kryeministri Isa Mustafa e ka uruar për fitoren në zgjedhje kryeministrin aktual të Holandës, Mark Rutte.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Holandës.