Kryeministri Mustafa: Viti 2016 – vit i sukseseve dhe i ballafaqimit me sulme me gur dhe me gaz lotsjellës

27.12.2016 18:50:38

Kryeministri Mustafa mori pjesë në tubimin e organizuar nga dega e parë e LDK-së dhe të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa kujtoi disa nga zhvillimet gjatë këtij viti. Ndër tjerash kujtoi sulmet me gurë dhe me gaz lotsjellës, vendosmërinë për të punuar në interes të vendit.”Edhe gurët edhe gazi lutsjellës edhe molotovi kanë qenë më pak se forca e LDK-së dhr e koalicionit për ta refuzuar ato” – tha ai.

Po ashtu, kryeministri Mustafa tha se sfidat për vitin e ardhshëm janë të shumta pasi do të jetë vit zgjedhor kur do të mbahen zgjedhjet lokale, dhe në të cilat do të shihet se kush ka pasur dhe ka të drejtë. Kurse më 2018 do të jenë zgjedhjet e rregullta kuvendore.