Kryeministri Mustafa vlerëson besimin e qytetarëve në modelin qeverisës të LDK-së

17.03.2017 20:51:00

Kryeministri Mustafa dhe kryetar i LDK-së, ishte sot në Lipjan, ku dega e LDK-së në këtë komunë shënoi 27 vjetorin e themelmit. Nga ky përvjetor, kryeminstri Mustafa ka përcjellë entuziazmin e qytetarëve, të elektoratit të LDK-së dhe përkushtimin e tyre për partinë e tyre tradicionale.

Kryeministri Mustafa, po ashtu ka thënë se në këtë përvjetor që u shënua me pjesëmarrjen e rreth 3 mijë qytetarëve, në këtë degë janë anëtarësuar edhe 500 qytetarë të kësaj komune, edhe si dëshmi e besimit të qytetarëve në qeverisjen e kryetarit Ahmeti dhe në modelin qeverisës të LDK-së.

“Të dashur miq,
Me pjesëmarrjen e rreth 3 mijë qytetarëve, shënuam sot në Lipjan 27 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së.
Është gjithnjë mbresëlënës entuziazmi, besimi dhe përkushtimi që elektorati besnik i LDK-së dhe qytetarët e vendit tregojnë për partinë e tyre tradicionale.
Sot u anëtarësuan në Degën e LDK-së edhe 500 qytetarë të Lipjanit, që dëshmon besimin e qytetarëve në qeverisjen lokale të kryetarit Ahmeti dhe në krejt modelin qeverisës të LDK-së, që promovon dhe mbron vlerat më të avancuara demokratike dhe zhvillimore europerëndimore.
Besimin tuaj do t’ua shpërblejmë me punë dhe përkushtim edhe më të madh.” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa në facebook.