Një foto e kryeministrit Rama, teksa ndalohet për verifikim nga Policia holandeze në aeroportin e Amsterdamit është bërë virale në internet.
Nga personat që kanë hedhur këtë foto në rrjetet sociale, e cila tashmë është bërë virale, theksohet se është shkrepur mbrëmjen e së hënës.
Pasi janë kryer procedurat e verifikimit, Rama është lënë sërish i lirë për të vazhduar në destinacion, i cili deri më tani nuk është bërë publik.
Udhëtimet private të kryeministrit janë bërë shpesh herë objekt lajmesh për shkak të udhëtimeve të tij me klasin ekonomi, aty ku udhëtojnë edhe qytetarët e zakonshëm.







































