Kryeprokurori Aleksandër Lumezi del pozitiv në COVID-19

16.08.2020 11:02:00

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, një ditë më parë e ka bërë testin për COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv.

Nga momenti i testimit, Kryeprokurori Lumezi është vetizoluar.

Në njoftim thuhet se gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabile dhe është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor.