Kryeprokurori Lumezi nesër deklarohet për përgjimet

02.08.2016 16:33:19
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi do të deklarohet publikisht nesër lidhur me përgjimet e publikuara të hënën, e në të cilat përfshihet deputeti i PDK-së Adem Grabovci.
Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një njoftimi për media.

Njoftim për konferencë për media

Ju njoftojmë se nesër, 3 gusht 2016, duke filluar në orën 10:00, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të mbajë konferencë për media, ku do të deklarohet lidhur me audio-inçizimin e përgjimeve telefonike, të publikuar tek portali “Insajderi”.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, (Rruga: “Luan Haradinaj”), kati i III-të, në Prishtinë.

Ftohen përfaqësuesit e mjeteve të informimit publik që ta përcjellin këtë konferencë!