Kryesia e Kuvendit e ka në rend dite demarkacionin

10.08.2016 12:23:49

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, para vetës pas pak do të kenë tre pika me rëndësi, të cilat me gjasë do të mund të futen në rend të ditës për seancën e kësaj jave.

Pikë e parë është patjetër shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Rendi i ditës për Kryesinë e Kuvendit sot, siç raporton KosovaPress është ky:

 

  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
  • Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtareve në komisionet parlamentare.