Kryesia e nëndegës së LDK-së në Burgdorf të Zvcrës zgjodhi anëtarët e komisioneve

13.11.2016 14:11:45

Kryesia e Nëndegës së LDK- së në Burgdorf mbajti mbledhjën e saj të radhës, njëherit zgjodhi kryesinë ekzekutive si dhe komisionet e nëndegës.

Mbledhjen e hapi kryetari i nëndegës zotëri Refki Kryeziu, i cili në fillim i përshëndeti antarët e kryesisë për pjesmarrje në takimin e radhës, në veçanti e përshëndeti antarën e re në kryesin e nëndegës së LDK -së në Burgdorf zonjës Afërdita Musa. Kryetari Kryeziu pasi e propozoi rendin e ditës, kërkoi nga të gjithë anëtaret e kryesisë te jenë pjesë e shqyrtimit të pikave të rendit të ditës dhe aktivitetit të matutjeshëm në të ardhmën. Kryesia e nëndegës përshëndeti procesin zgjedhor dhe të suksesshëm në Forumin e Gruas dhe Forumin Rinor të LDK-së në Kosovë, njëherit vlerësoj edhe përsëritjen e punimeve të kuvendit zgjedhor të nëndegës mbajtur, më 18 shtator 2016 bazuar në vendimet e kryesisë qendrore të LDK-së. Të gjithë anëtarët e kryesisë u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin e gjërë sa më të mirë në respektimin e statutit dhe programit të LDK-së si dhe vendimeve të organeve drejtuese të saj. Kryesia e nëndegës vendosi që në dobi të forcimit të organizimit të Nëndegës së LDK-së në Burgdorf të formoi komisionet vepruese të nëndegës siq janë: Komisioni për informim; komisioni për kulturë, traditë dhe sport; Komisioni për bashkëpunim dhe integrim, Komisioni për ndihma dhe solidaritet. Pjesë e diskutimit në vazhdën aktivitetit në nëndegën e LDK-së në Burgdorf ishin të gjithë anëtaret e kryesië, të cilët përkrahën pa rezerv vendimet e Kryesisë së LDK-së të dt. 24 qershor 2016 për përsëritjen e procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër duke kërkuar respektimin e plotë të këtyre vendimeve nga të gjitha nëndegët. Vetëm kështu do të kemi zgjedhje cilësore dhe do të dalim unik në mbështetjen e politikave dhe proqeseve brenda LDK- së në Kosovë, të kryesisë së saj dhe të kryetarit z. Isa Mustafa. Në vazhdim Kryesia e nëndegës debatoi edhe për aktivitetet që do të organizohen në të ardhmën si dhe përshëndeti aderimin e 10 anëtarëve të rinjë në nëndegën e LDK-së në Burgdorf.

Tradita vazhdon! Burgdorf, 12 nëntor 2016

Komisioni për informim