Kryesia nëndegës së LDK-së në Burgdorf ua uron shqiptarëve 28 Nëntorin – Ditën e pavarësisë dhe të flamurit

27.11.2016 22:10:40

Për nder të 28 nëntorit- ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar, kryesia e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf shtroj një drekë me gatime e ushqime nga tradita jonë. 

Në fjalën përshëndetëse kryetari i Nëndegës së LDK-së Burgdorf z. Refki Kryeziu ndër të tjera theksoj se; “kjo festë është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar në të cilën na shërben edhe si moment i veçantë për t’u lutur që edhe në vitin tjetër, në motin e ardhshëm, Zoti të na falë e të na dhurojë më shumë bereqet, begati e paqe në familjet tona. 

Duke ju uruar festën për shumë mote, Gëzuar!

Mirë se u ka pru Zoti. Bukë, kripë dhe zemër! Ju bëftë mirë!”. 

Komisioni për informin

received_10207401135697546