Kryetari Arif Baftiu: LDK në Zvicër është me kandidatët e LDK-së për fitore plebishitare

24.09.2017 12:13:30

Dega e LDK në mbledhjen e sajë të mbajtur më dtën 23.09.2017, në zyrën e Degës në Soloturn, debatoi gjërë e gjatë mbi organizimin, masovizimin e Degës, në theks të veqant masovizimin e antarësisë në nëndegët e saja gjithandej në Zvicër.

Kryesia e Degës theksin e veqant e vuri në zgjedhjet e 22 Tetorit, ku bisedoi për format e modalitetet e punëve dhe aktivitetve të Degës dhe të nëndegëve. Ishte një konstatim i përgjithshëm se; Dega me nëndegët me antarësin e tyre duhet ta kryejn obligimin e tyre qytetar dhe mudsisht sa më shumë aktivist e qytetar nga Republika e Kosovës të votojn, për kandidatët e preferuar të cilët i janë tashmë kandidat për asamble komunale por edhe kandidatët për kryetar të komunave.
Ne si degë por edhe si mërgimtar, jemi thell te prekur nga zgjedhjet e kaluara, ku një pjes e votimeve tona i morri era e nuk arritën në KQZ fare, nuk i dimë arsyet se perse po ndodh kështu me votën e qytetarëve tanë që jetojm jash vendit amë, por apelojm te elektorati që sa më masovikisht të i përgjigjet thirrjes për votime, të votojn e të bëjnë përpjekje që me votën e tyre, të i demaskojm ata që nuk e meritojn, e në anën tjetër të i ngrisim ata të cilët e miritoj, në këtë rast merita i takon Lidhjes Demokratike të Kosovovës, një parti tashme e kalitur në demokraci, e cila lufton e punon për Kosovën për prosporitetin e qytetarëve të saj, për arsim cilësor, për punësim e për një shkollim adekuat në Republikën e Kosovës.
Edhe ne nga Dega e LDK-së, jemi dëshmitar që në komunat ku ka qevesisë LDK, ka pas një transparencë, një punë por edhe projekte të prekshme për qytetarët, ku është qeverisë si është më së miri por çka është shumë e rëndsishme, është qeverisë me duar të pastërta. Mendojm se qytetarët e Kosovës këtë duhet t`a vlersojn, të i ndëshkojn me vot ata që nuk qeverisën mirë, por të u japin votën atyre që kanë qeverisë mirë, por edhe kandidatëve që kanë projekte konkrete për të qeverisur në katër vitet e ardhshme. LDK Dega në Zvicër ka kërkuar shumë herë por edhe tani ngritim zërin tonë të arsyer me kërksës, që në zgjedhjet e ardhshme të na mundsohet të votojm në ambasadat tona, në përfaqësit konsulare, në shtetet perendimore, gjithashtu edhe në Zvicër. Më këtë institucionet tona e kryejn një obligim që e kanë ngaj mërgatës dhe ndaj mërgimtarëve, ku do të ketë një transparencë, por edhe vota e mërgimtarëve, të shkoj aty ku është destinuar sipas vullnetit të votuesit. Nëse kjo nuk bëhet në një të ardhme të afërt, mërgata e mërgimtarët do ta humbin interesin e vullnetin e tyre për të votuar dhe për të qenë pjesë e preceseve në zgjedhje, me çka është është një obligim qytetar që do të duhej të i jepej mundsija edhe mërgatës që të jetë pjesë e këtij procesi kaqë të rëndsishëm për vendin tonë.
Dega e LDK apelon te antarësia e sajë, duke filluar nga kryesitë e nëndegëve por edhe nga Kryesia e Degës që masovikisht, sipas mundsive të shkojn e të votojn në Kosovë, dihet të votojn për LDK.
Dega e LDK-së, në Zvicër u jep perkrahje të parezervë, të gjithë kandidatëve për kryetar të komunave dhe të gjithë asambleistëve për këshilltar komunal, kërkon nga elektorati i jonë, por edhe më gjërë që të votohet LDK-ja e kandidatët e sajë.
Arif Baftiu