Kryetari Haliti priti delegacionin e degës së LDK-së në Zvicër

02.08.2016 11:36:32

Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti priti një delegacion të Degës së LDK-së në Zvicër i kryesuar nga kryetari z. Haki Latifi me bashkëpunëtorët z. Ismet Mjaki,kryetar i Nëndegës në Gjenevë, anëtarët e kryesisë së Nëndegës së LDK-së në Burgdorf z. Ali Basha dhe Nazmi Ibrahimi.

Në kuadër të vizitës që bëri në komunën e Vitisë, delegacioni i Degës së LDK-së në Zvicër u prit nga kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti në të cilën u informuan për veprimtarinë e komunës dhe aktivitetët që po zhvillohen në kuadër të komunës dedikuar “Ditët e mërgimtarëve” gjatë qëndrimit në Vendlindje si dhe u falenderua për nderimin e bërë nga Dega e LDK-së në Zvicër për dëshmorin Bafti Haxhiu.

Sektori për informim i Degës së LDK-së në Zvicër