Sektori për informim i degës së LDK-së në Zvicër, nëpërmjet një njoftimi ka informuar për vizitën që i ka bërë familjes së Agim Ramadanit, me rastin e vdekjes së nënë Fetihes, e cili e lindi dhe e rriti një kolos si Agimi.
Në emër të degës së LDK-së në Zvicër, shprehu ngushëllime kryetari i degës, Haki Latifi, i cili përveç ngushëllimeve, shprehu edhe respektin për nënë Fetihen, si dhe për veprën heroike të Agim Ramadanit.
Të plotë njoftimin e Sektorit për informim të degës së LDK-së në Zvicër mund ta lexoni më poshtë:
“Bashkatdhetarët në Zvicër i dhanë Lamtumirën e fundit Nënës së Heroit Agim Ramadani, Fetihe Ramadani e cila ndërroj jetë, më 12 shtator 2016
Një delegacion i Degës së LDK-së në Zvicër i kryesuar nga kryetari z. Haki Latifi vizitoj për ngushllime familjën Ramadani e cila kishte organizuar pritje (të pame) për nënën dhe gjyshen e tyre. Në emër të Degës së LDK-së familjën Ramadani e ngushlloj z. Haki Latifi duke theksuar se: ” Sot edhe bashkatdhetarët nderojnë dhe i japin lamtumirën e fundit Nënës Fetihe, Nënës që e lindi, rriti dhe edukoi Agimin, Heroin i cili bëri historinë, që na tha se ia vlen të vdiset dhe të jetohet për emrin Kosovë! Andaj edhe të gjithë këta miqë e shokë të familjës Ramadani vijnë të marrin pjesë në dhimben tuaj duke u lutur për shpirtin e saj që të prehet në paqe. Ndërsa ju të jeni krenar që patët një Nënë, një Gjyshe siç ishte Nënë Fetiheja”. Në emër të familjës u falenderua, djali i të ndjerës Fetihes z.Bekim Ramadani. Në pritjen për ngushllime (të pame) që kishin hapur dje, të dielen, më 25 shtator, Familja e Heroit Agim Ramadani në Restaurantin “Salmen” në Schlieren, qindra bashkatdhetar patën rastin që të shprehin ngushllimet e tyre dhe i dhanë lamtumirën e fundit nënës së Heroit Fetihe Ramadani.
Sektori për informim i Degës së LDK-së në Zvicër”











































