Kryetari i Istogut, Haki Rugova, gjatë ditës, nderoi me mirënjohje ambasadorin Dr. Otto F. Von Feigenblatt

03.07.2018 22:37:18

 Z. Haki Rugova njofton përmes facebookut , që sot gjatë ditës nderoi me mirënjohje ambasadorin Dr. Otto F. Von Feigenblatt, për kontributin e tij intelektual, akademik dhe diplomatik të pakursyeshëm për Kosovën.

Dr. Otto F. Von Feigenblatt më përkushtimin e tij të pafund ka jap dhe vazhdon të jap kontribut  të veçantë në njohjen e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë i z. Rugova:

Sot kisha kënaqësinë të nderoj me mirënjohje ambasadorin Dr. Otto F. Von Feigenblatt, për kontributin e tij intelektual, akademik dhe diplomatik dhënë për Kosovën. Ai me përkushtimin dhe angazhimin e tij të pafund ka dhënë dhe vazhdon të jap kontribut të veçantë në njohjen e shtetit të Kosovës. Sot kishim nderin ta kemi në mesin tonë. Faleminderit në emrin tim dhe të qytetarëve të komunës së Istogut.