Kryetari i Istogut, Haki Rugova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB

06.06.2018 15:07:46

 

Kryetari  Rugova sot në zyren e tij ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi  pesëvjeçare me Kolegjin AAB, për një arsim sa ma cilësor në Kosovë. Në bazë të kësaj marrëveshje të nënshkruar do të përfitojnë studentet më të mirë Istogas, ku dy nga këta do të gëzojnë  bursa të plota për studim..

Postimi i plotë i z. Rugova në facebook:

Sot, në bashkëpunim me kolegjin AAB nënshkruam marrëveshje pesëvjeçare të bashkëpunimit për nisma të ndryshme për promovimin e arsimit sa më cilësor përmes aktiviteteve të ndryshme. Në bazë të kësaj marrëveshje do të përfitojnë studentët e Istogut, ku dy më të mirët do të përfitojnë bursa të plota.